FKG-jaK nënshkruan marrëveshje me Raiffeisen Leasing Kosovë

21 shtator 2018 | 15:21

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshjen e garancisë me Raiffeisen Leasing në Kosovë (RLKO).

Marrëveshja do të i mundësojë institucionit  përkatës të përfitojë më shumë siguri kolaterali për lizingjet e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) të regjistruara në Kosovë, duke ofruar kështu qasje më të lehtë në financa për kompanitë kosovare.

Marrëveshja synon të zgjerojë lizingdhënien për bizneset kosovare, të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe në rritjen e mundësive për sektorë ekonomikë e kategori që janë shërbyer më pak, si gratë, pakicat, bujqit, ndërmarrësit dhe rinia.

RLKO është Institucioni Financiar jo Bankar (IFJB) i parë i cili ka nënshkruar marrëveshjen e garancisë me FKGK-në. Ne besojmë se marrëveshja me RLKO-në do të rritë kontributin e këtij institucioni drejt zhvillimit të portofolit të garancisë dhe arritjes së qëllimeve të marrëveshjes.

Shuma totale e kredive të miratuara nga Bankat të cilat janë vënë nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë rreth 62 milionë euro të shpërndara në 1,600 kredi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Minnesota Timberwolves, Jimmy Butler, ka kërkuar largimin nga…