Flamuri i UÇK-së ishtë logo e Frontit Europian në Gostivar

31 mars 2024 | 15:49

Astrit Gashi – Gostivar

Kryetari i BDI-së, njeherit  dhe lideri i Frontit Europian Ali Ahmeti në Gostivar i ka dhënë formën ekipës së tij që do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe parlametare që do të mbahen 24 prill dhe 8 maj.

Mbremë u nenshkrua marrveshja më kreun e Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela të cilet e zyrtarizuan marrëveshjen për të shkuar sëbashku në zgjedhjet 2024.

Deri më tani dihet së Aleanca për Shqiptaret do të këtë 5 deputet në listen e perbashket zgjedhore të Frontit Europian.

Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.

Tubimin e hapi  kandidati për president Bujar Omsnai i cili thirri për unifkim në keto momente historike  “Të dashur Gostivaras, bashkombas dhe bashkëqytetar, të nderuar liderë të Frontit Evropian, vllezër dhe motra të mijat, qëndrok sot para jush i vetëdishëm për peshën e këtij momenti. Sot jemi dëshmitar se si historia po shkruhet para syve tanë, dhe lidhjen e Frontit Evropian si një kapitull i ri i përpjekjeve tona për t’u bërë pjesë e familjes Europiane.

Para sallës së mbushur plotë tashmë radha për të dalë në podium i erdhi protogonistit kryesorë të natës së sotme, themeluesit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela i cili tha së  “Aleanca për Shqiptarët në Frontin Europian, përmbushim amanetin e rilindasve

Mijëra qytetarë sonte në Gostivar kanë mbështetur bashkangjitjen e Aleancës për Shqiptarët në Frontin Europian.

Të nderuar liderë të partive, ju që u bashkuat dhe u bashkuam në Frontin Evropian. Këto janë emocione të bukura. Kemi patur emocione të përgjegjësisë, të fitores dhe emocione për të arritur diçka edhe nga egoja. Por, emocioni i bashkimit për ti bërë bashkë shqiptarët në një udhëtim që është amanet gjyshërish, të gjeneratave që kanë vuajtur gjykime e maltretime, amanete rilindëse që na treguan se rruga jonë është Evropa dhe Perëndimi. Bashkimi është amanet edhe i Kongresit të Alfabetit, kur shqiptarët u bashkuan për një shqiptari drejt Evropës dhe SHBA-ve.

Prandaj sonte ne jemi këtu, për ta trasuar këtë rrugë, për ta bërë më të shpejtë, për ta bërë rrugë dykahëshe, për rrugën edhe të vëllezërve tanë mërgimtarë që të vijnë në strofujt e gjyshërve dhe stërgjyshërve. Prandaj unë shoh shumë fytyra këtu prezente të miqve, por edhe të kundërshtarëve. Në disa raste, jemi bërë bashkë edhe në heshtje për të mirën e përgjithshme. Jemi bërë bashkë për shumë vendime për të mirën tonë dhe të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Çdo herë kemi ditur ta gjejmë gjuhën e përbashkët.

Partitë dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati i dikujt, nuk bëhen sepse nuk e honeps dikë tjetër, por bëhen për dashurinë ndaj gjuhës, gjakut dhe kombit që ti e ke. Bëhet për gjeneratat e ardhme, për të ardhmen e fëmijëve tanë, nipave dhe stërnipave. Kjo është Fronti Europian. Dhe shqiptarët do të dinë të gjejnë bashkimin dhe jo si në të kaluarën kur jemi bërë bashkë kur kemi qenë vetëm në rrezik. Kësaj here ka një dallim – jemi bashkë për rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe bashkë me të gjitha komunitetet, do të jemi për zhvillimin evropian, ekonomik dhe të mirëbesimit.

Këtë do ta bëjmë me kandidatin për president, Bujar Osmani dhe do ta bëjmë në zgjedhjet parlamentare me Frontin Evropian, duke i dhënë një mesazh shumë të fortë atyre që  duan nga organizime të mëdha politike ndërsa zgjedhin ta bëjnë me ‘partiçka të vogla’. Prandaj, të bashkuar për perspektivën e ardhshme, ne në Frontin Evropian na priftë e mbara në fitore”. tha në fjalimin e tij Zijadin Sela.

Ndersa lideri i Frontit për Europë Ali Ahmeti në fjalën e tij evokoj kujtime nga fillimet e tij në poltikë

“Shqiptarët në historinë e vet kanë bërë shumë përpjekje që nga periudha e Skëndërbeut, deri te Rilindja Kombëtare dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ska si mos ta kujtoj takimin tim gjatë luftës së 2001 me Arben Xhaferrin që ishte atdhetar dhe patriot i madh. Shqiptarët nuk kanë ditur të bashkohen në momente historike si shkak i ksaj jemi coptuar në Ballkanin Perëndimor, dhe i kam thënë në takim konsidero që ke një vlla më të vogël pranë, e ai mu përgjigj “mos more burrë mos mi luaj malet”.
Prandaj ju që jeni sot këtu me mua bashkë u them nëse unë kam qenë vllau i vogël gjatë luftë, sot jam vllau i madh ku do më keni aty në të gjitha fortunat dhe përballjet, sepse sot është momenti që ne të jemi bashkë dhe më të fortë.
Që t’i themi po të fortë Europës, dhe jo të fortë Rusisë. Sepse rilindasit shqiptarë si Naim Frashëri kanë thënë se lidnja e diellit për shqiptarët është perëndimi. Ju jeni ata që do të pëballeni portë më portë, e derë më derë, se kur nuk do t’ ju turpërojmë, sepse misioni jonë është historik dhe më 24 prill do të shënojmë fitoren më të madhe me Bujar Osmanin, dhe më 8 maj mbyllet një kapitull i fitores së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë për Frontin Europian. Sukse për një fitore të madhe”, u shpreh para të pranishmëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjatë gjithë ketij takimi në Sallën e Sportit “Rinia” në Gostivar u valojë flamuri i famëmadhës UÇK-së. Ndersa atmoferen e ndezi kengëtaeja jonë w madhe Shkurte Fejza me këngën më të degjuar të dekadave të fundit “ Mora Fjalë”

Si duket muzika folkflorike do të mund reperët që dominuan kohë më pare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në Suedi ka nisur një grumbullim dyditor i…