Flamuri i Kosovës nesër vendoset ‘Te rrethi’

12 shkurt 13:13

Departamenti i Protokollit të Shtetit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme nesër (e martë) do ta vendos flamurin e Kosovës te rrethi.

Zyra për Informim e kësaj ministrie ka bërë me dije se flamuri i Kosovës do ta valojë përkrah atij kombëtar pasi të vendoset edhe një shtizë.

Flamuri i Kosovës ishte vendosur te rrethi i spitalit nga komuna e Prishtinës që udhëhiqej nga Isa Mustafa, por atë e kishin hequr aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti këto ditë është përballur me presion publik për vendosjen e flamurit, por ai e kishte hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se me një gjë të tillë duhet ta merr kryeministri.

Ideja për vendosjen e flamurit të Kosovës ‘Te rrethi’ së pari u dha nga një grup i qytetarëve në rrjetin social “Facebook”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, janë arrestuar dy të…