Në Prishtinë arrestohen dy persona për armë dhe drogë

12 shkurt 2018 | 13:11

Në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar me vendim të Këshillit Organizativ për dhjetëvjetorin…