10-vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

12 shkurt 13:07

Javën e kaluar me vendim të Këshillit Organizativ për dhjetëvjetorin e pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit në afërsi të shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, ndërsa ikona të tilla janë vendosur edhe në sheshet kryesore të dhjetë komunave të tjera.

“Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë. Të gjithë qytetarët mitrovicas kanë mundësin që ikonën  #Kosova10 ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale”, është bërë me dije në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës.

“E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme do të këtë edhe nga  shkollat e komunës sonë”, është thënë në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara