Flamuri serb e afishe kërcënuese vendosen në vendin ku u vra Enver Zymberi

10 shtator 2022 | 13:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se grafite serbe dhe flamuri i Serbisë janë gjetur në venin e rënies së heroit Enver Zymberi në Zubin Potok.

Në raportin e policisë thuhet se aty janë shkartuar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend.

“SHKRUARJE E GRAFITEVE/Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 09.09.2022 – NN. Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit  Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkartuar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend”, thuhet në raportin e PK-së.

Polica ka njoftuar se nuk raportohet për të arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e…