Flamurin që ia dha kryeministri, alpinistja nga Kosova e ngjiti në majën më të lartë në Evropë

05 gusht 2018 | 16:16

Alpinistja e njohur nga Kosova, Arineta Mula, ka arritur sot një sukses të jashtëzakonshëm.

Mula në mëngjesin e sotëm arriti të ngjitet në malin më të lartë në Evropë, Elbrus.

“Për Kosovën tonë. Sot në mëngjes ora 08:15 arrita ngjitjen e malit më të lartë në Evropë, Elbrus 5642m. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzoj flamurin para nisjes që sot për herë të parë valoj në malin Elbrus”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” alpinistja Arineta Mula.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka më pak se shtatë muaj që kur është zgjedhur…