Flet dëshmitari që pa aksidentin e dy policëve

30 prill 2018 | 21:23

Një person i cili ka parë aksidentin e veturës që ishte me dy policë, tashmë të zhdukur në lumin Lepenc, ka treguar për “Klan Kosovën” se çfarë kishte ndodhur natën e aksidentit.

Ai ka thënë  se e ka parë aksidentin dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Dëshmitari tha se në vendin e ngjarjes gjeti pranga të policisë e armët e tyre, por njerëz nuk pa asnjëherë.

Ndryshe, kërkimi për dy policët është ndërprerë për sonte, për të vazhduar nesër herët në mëngjes.

Deri tani, kërkimet kanë rezultuar me gjetjen e disa pjesëve të veturës së policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij francez, Emmanuel…