Flet i mbijetuari nga aksidenti ajror në Ukrainë, u hodh para se avioni të përplasej në tokë

26 shtator 2020 | 23:17

Një kadet i forcave ajrore ukrainase tregoi se si ai kishte mbijetuar për mrekulli nga përplasja e aeroplanit që i mori jetën 25 personave, duke u hedhur para se avioni të rrëzohej në tokë.

Vyacheslav Zolochevskyi është i mbijetuari i vetëm nga aeroplani ushtarak Antonov An-26.

Pamje të reja janë shfaqur në momentin që avioni ushtarak u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë.

Ai tha se çdo gjë ndodhi si në video-lojëra, ndërsa tregoi se kishte parë shokun e tij të digjej dhe se ishte përpjekur ta ndihmonte të shuante flakët.

Shoku i tij u sjell i gjallë në spital, por ai humbi më pas jetën, sepse nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të medha.

Zolochevskyi thotë se megjithatë nuk mbanë mend shumë detaje dhe se kishte rënë pa ndjenja disa minuta pas shpërthimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit merri fitoren e parë në kampionat, teksa…