Reali shijon fitoren e parë në kampionat

26 shtator 2020 | 23:09

Reali i Madridit merri fitoren e parë në kampionat, teksa ia doli të triumfojë me shifrat 2-3 në transfertën ndaj Real Betis. Skuadra e Zidane gjeti e para golin e avantazhut, me Valverden në minutën e 14-t, pas një asisti të Benzema.

Reagimi i bardh-jeshilëve andaluzianë ishte mjaft i mirë dhe Mandi e Carvahlo shënuan në minutat 35-të dhe 37-të për të përmbysur avantazhin e madrilenëve dhe shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.

Reali gjeti golin e barazimit vetëm pak pas startit të pjesës së dytë, kur Emerson shënoi në portën e tij, ndërsa në minutën e 60-të i njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq dhe la Betisin me një lojtar më pak.

Madrilenët shfrytëzuan në maksimum epërsinë numerike dhe nisën të sulmojnë vazhdimisht për të gjetur golin e fitores, që erdhi në minutën e 82-të dhe u shënua nga i zakonshmi Sergio Ramos nga pika e penalltisë. Më pas kampionët në fuqi të Spanjës ia dolën të menaxhojnë mirë lojën deri në vërshëllimën finale të arbitrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu UÇK- ja është vlerë e qytetërimit evropian.…