Flet Isa Mustafa: Nga sot fillon gara e vërtetë

31 gusht 2019 | 10:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur pas përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore, dështimit të një koalicioni të mundshëm mes LDK-së dhe LV-së.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se nga sot fillon gara e vërtetë.

Mustafa ka theksuar se zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe  qytetare.

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kam bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.

Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashkë, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë  të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.

Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush.  Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot  shfletojmë faqen e Re! IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E keni vrarë ndonjëherë mendjen si disa njerëz flenë pak…