Flet në protestë vajza e të moshuarës: Ju lus për drejtësi, nëna ka shkuar atje për kujdes më të mirë

04 nëntor 2022 | 13:06

Vajza e të moshuarës që është rrahur në shtëpinë e pleqve në Pejë ka folur sot para protestuesve në Gjakovë.

Ajo ka kërkuar drejtësi për këtë rast, teksa ka thënë se nëna e saj ka prapa të gjithë protestuesit.

“Ju kisha lutë që të ketë drejtësi, të vetëdijesohen të gjitha institucionet se mama ka shkuar atje për një kujdes më të mirë, sepse ka pas nevojë për një kujdes mjekësor, për një përkrahje dhe neve na ka pas mbrapa. Mama nuk e ka vetëm Zhanetën, Milotin dhe Taulantin. Unë çka pash sot është se mama ju paska krejt juve” ka thënë ajo.

Protesta në fjalë është organizuar nga Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 1998 – 1999”.

Tri infermiereve të dyshuara për rastin ndërkaq u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi…