Flick: Lewandowski e meriton ‘Topin e Artë’

05 korrik 2020 | 16:09

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka thënë Robert Lewandowski mund ta fitojë “Topin e Artë”, pasi e mbylli sezonin e tij kombëtar me 51 gola.

Deri më tani polaku ka fituar titullin kampion të Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë me “bavarezët”, në sezonin aktual, ndërsa vijon të synojë edhe Ligën e Kampionëve.

“51 gola janë një arritje fantastike për çdo sulmues në botë. Të dy golat e Lewandowskit në finalen e Kupës së Gjermanisë ishin të shkëlqyer. Mënyra se si ai e merr topin dhe se si shënon është unike. Sigurisht, ka pasur edhe pak fat, por ka shumë besim në cilësitë e tij. Nëse ka shënuar 34 gola në Bundesligë këtë sezon, atëherë mund të mendoni se një lojtar nga kampionati ynë mund të bëhet fituesi i ‘Topit të Artë’. Rivalët e tij janë jo pak mbrapa në këtë drejtim. Ai i ka hedhur të gjitha themelet me arritjet e këtij viti, ndaj do ta meritonte çmimin prestigjioz”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali Madridi e mposhti Athletic Bilbao me rezultat 0-1. Fitorja…