Flick: Në Leverkusen, finalja jonë

06 qershor 12:42

Hansi Flick është i bindur se skuadra e Bajernit do të vazhdojë të prodhojë të njëjtën lojë edhe në ndeshjen me Leverkusenin. Kampionët në fuqi do të zbresin sot në orën 15:30 në fushën e “Aspirinave” ku i pret një takim i vështirë për javën e 30-të të Bundesligës.

Çfarë ndeshjeje parashikoni?
Një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari që ka bërë një paraqitje të mirë që pas rinisjes së kampionatit. Ata luajnë shpejt dhe janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Duhet të bëjmë kujdes.

Tiago është rikthyer me skuadrën, do të luajë?
Ai do të jetë një mundësi për nesër (sot). Por për formacionin do të vendos pak orë para ndeshjes. Dua që lojtarët të jenë 100% gati përpara se të zbresin në fushën e lojës. Për momentin jam i qetë pasi Gorecka dhe Kimish kanë bërë një punë të shkëlqyer. Jam gjithashtu i lumtur që Tiago është rikthyer me skuadrën.

Është ndierë ngarkesa në këto ndeshjet e fundit?
Skuadra ka qenë shumë e fokusuar gjatë gjithë javës duke treguar stabilitet në perfomancën e saj. Jemi përpara sfidës së pestë që pas rinisjes dhe duam ta fitojmë për të arritur sa më parë objektivin tonë. Kemi mundësinë për të luajtur edhe tri ndeshje brenda 1 jave.

Havi Martinez është pranë largimit, si do t’i komentonit fjalët e tij?
Havi tha se do të respektonte deri në fund kontratën e tij, kjo është diçka e mirë. Te lojtarë si ai mund të mbështetem 1000%. Shoh që është shumë i përkushtuar në stërvitje dhe luan sikur të ishte dita e tij e parë te Bajerni. Në ndeshjen me Borusian i besova atij pasi ka një eksperiencë të madhe në ndeshje të tilla. Sezoni sapo ka nisur dhe na duhen të gjithë lojtarët që janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në fushë.

Koman dhe Gnabri nuk kanë treguar të njëjtën formë si në fazën e parë, prisni më shumë nga ata?
Shpresoj që nesër (sot) ata të tregojnë që janë në 100% të formës së tyre. Ne luajmë si skuadër, mbrojmë dhe shënojmë të gjithë. Do të isha shumë i lumtur nëse ndaj Leverkusenit të dy do të shënonin.

Leon Gorecka ka pësuar një ndryshim drastik, ka ndikuar kjo në lojën e e tij?
Ai kalon shumë kohë në palestër. Më vjen mirë që ka ndryshuar aq shumë. E gjithë skuadra ka punuar mirë dhe kjo është një shenjë e mirë.

Timo Verner zgjodhi të luajë në sezonin e ardhshëm me Çelsin, si e komentoni këtë lëvizje të sulmuesit gjerman?
Timo është një sulmues i kompletuar, shënon dhe ndihmon skuadrën të fitojë. Çelsi ka bërë një goditje të madhe dhe për këtë duhen përgëzuar. Timo e di shumë mirë çfarë ka zgjedhur. Shpresoj të shkëlqejë në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë Hoti…