Florian Marku zbulon datën se kur do ta mbajë meçin në Tiranë

04 korrik 2022 | 16:07

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka zbuluar datën se kur do ta zhvillojë meçin në Tiranë.

Meçi i radhës për Markun do të jetë muajin e ardhshëm.

Ai ka bërë me dije se më 25 gusht do të ndeshet në Tiranë, por ende nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari i tij.

“Po kthehem për te gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht ju pres të gjithëve në ‘Air Albania’. Faleminderit ‘boxxer’ dhe ‘skysportsboxing’ për besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj që do jap shpirtin për t’ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, ka shkruar Marku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka prezantuar fanellën për…