Florin Krasniqi e quan Kurtin sehirbaz e matrapaz
26 maj 2026
| 09:33
Kandidati për deputet PSD-së, Florin Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se Kurti është një kombinim i sehirbazit dhe matrapazit.
Në emisionin “Click”, ai ka treguar se si lideri i mashtronte pleqtë nëpër oda.
“Ky është kombinim, se janë fjalë turqisht, seherbaz-matrabaz-gjamaza. Është kombinim fantastik i këtyre njerëzve. Ka instinkte shtazarake me i mashtru njerëzit. Kom shku me te nepër oda, qysh e nigojshin pleqtë, çka folke rrejke. Ata hapishin sytë, thojshi qysh more po i mashtron?”, ka thënë Krasniqi.



