Fluks i shtuar turistësh në Qafë Thanë, 11 mijë shtetas hynë në Shqipëri brenda 48 orëve

08 gusht 2024 | 13:50

Fluksi i lëvizjes së turistëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës vijon të jetë i lartë, ndaj si pasojë janë regjistruar radhë të gjata në hyrje nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë.

Raportohet se gjatë dy ditëve të fundit  nga Maqedonia e Veriut drejt vendin tonë kanë hyrë më shumë se 11 mijë shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje po punohet me 5 sportele, katër prej të cilave për automjete të vogla.

Burime pranë policisë kufitare shprehen se për të shmangur radhët kilometrike, policia shqiptar dhe ajo e vendin fqinj anë punuar në kontrolle të përbashkëta, me procedurë të përshpejtuar, teksa të dy policitë kuftare punojnë me orare të zgjatura kontrolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka dhënë detaje lidhur me një grua e cila…