PREKAZI BASHKON HAPAT PËR LIRI DHE DINJITET KOMBËTAR

10 nëntor 2026 | 20:42

Siç njofton organizatori „Nomad”, „Vrapimi i Nëntorit”, në edicionin e tij të gjashtë, më 28 Nëntor 2026, sjell një mesazh sportiv, kombëtar dhe qytetar: „Jo në emrin tim!”

Më 28 nëntor 2026, në Prekaz të Skenderajt, në ditën kur festojmë festën e Flamurit dhe kujtojmë sakrificën për çlirim dhe liri, do të mbahet edicioni i gjashtë i „Vrapimit të Nëntorit”.

Në shtigjet e historisë dhe qëndresës shqiptare, garuesit do të sfidojnë veten në dy distanca: 11 km dhe 28 km.

Por kjo ngjarje synon të jetë më shumë se një aktivitet sportiv. Ajo është edhe një thirrje për bashkim dhe solidaritet qytetar.

Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë, si vrapues, shikues apo mbështetës, për të përcjellë sa më fuqishëm mesazhin „JO NË EMRIN TIM!”, kundër padrejtësisë në proceset gjyqësore në Hagë, në përkrahje të kërkesës për lirimin e pafajshëm të katër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit si dhe luftëtarëve të saj, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa.

Prekazi, simbol i sakrificës dhe lirisë, është vendi ku çdo hap merr kuptim të veçantë. Le ta kthejmë këtë 28 Nëntor në një dëshmi të bashkimit, kujtesës dhe zërit qytetar.

Çdo hap ka kuptim, çdo pjesëmarrje ka peshë!

Regjistrimi: https://e.tiks.app/e/195ee33d-707d-4365-aa22-f4725d0d85b3

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Anëtari i Aleancës , Avni Arifi, ka rikthyer në vëmendje…