Fluks në Morinë, mijëra pushues nga Kosova presin të kalojnë kufirin

23 gusht 2020 | 20:43

Në kufirin Shqipëri-Kosovë ka një fluks të madh mjeteve me targa të Kosovës.

Pothuajse si çdo fundjavë kufiri dhe Rruga e Kombit vërshohet mijëra makina dhe qindra autobusë me pushues. Mbrëmja e kësaj të diele ka sjellë një tjetër fluks të madh makinash në Morinë.

Pushuesit Kosova të cilët tani e kanë bërë traditë që fundjavët t’i kalojnë në Shqipëri, kthehen pas pushimeve duke krijuar radhë të gjata në kufi. Lexuesit e “Epoka e re” e kanë njoftuar redaksinë e gazetës se Policia Kufitare e Kosovës, po punon me kapacitet të plotë dhe me procedurë të përshpejtuar, por megjithatë janë krijuar kolona të gjata dhe pritje të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” është struktura private më korruptive, kriminale…