Flutura Kusari shpallet një ndër 13 heroinat e vitit 2023 nga “Le Courrier des Balkans”

30 janar 2024 | 21:13

Jurisjta e mediave në Kosovë, Flutura Kusari, është shpallur një nga 13 heroinat dhe heronjtë e vitit 2023 në Ballkan nga “Le Courrier des Balkans”.

Njoftimin e ka dhënë vet Kusari përmes një shkrimi në Facebook.

“Jashtezakonisht e nderuar qe media prestigjioze franceze me ka shpallur nje nga 13 heroinat dhe heronjet e vitit 2023 ne Ballkan. Dreka sot ne rezidencen franceze ma dha mundesine me diskutu me ambasadorin francez Olivier Guerot dhe stafin e ambasades per lirine e medias dhe te shprehjes je Kosove dhe rajon. Le Courrier des Balkans e fillon pershkrimin per mua: Ajo eshte zeri i gazetareve. Nuk ka nder me te madh per mua se sa me u pa si zeri i gazetareve”, përfundon ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të…