Foda: Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet, edhe në konkretizimin e rasteve

22 mars 2024 | 22:49

Kombëtarja e Kosovës e nisi me fitore epokën e re me përzgjedhësin, Franco Foda.

“Dardanët” fituan sonte me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Armenisë, në një ndeshje miqësore.

Foda vlerësoi se në përgjithësi ka qenë mirë, por theksoi se duhet përmirësuar në ndërtimin e lojës.

“Kemi krijuar shumë raste, në përgjithësi ka qenë mirë. Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme”, tha ai pas ndeshjes.

“Në te gjitha repartet duhet të përmirësohemi. Problemi i vetëm ishte ne mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, ka deklaruar Foda.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e ardhshme miqësore e luan ndaj Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas deklaratave të kryeministrit për mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve…