Foli për dhunën ‘brutale’ të ushtruar nga aktori | Amber Heard mund të ketë kopjuar dëshminë nga filmi i njohur

09 maj 2022 | 20:07

Gjyqi mes Jonny Depp dhe Amber Heard ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa së fundmi ishte aktorja ajo që dëshmoi.

Pikërisht dëshmia e saj ka ngritur shumë dyshime, ndërsa janë të shumtë ata që thonë se në fakt Heard ka rëfyer skenarin e një filmi.

Në Twitter ka shumë krahasime të deklaratës së Heard, dhe një dialogu që Gwyneth Paltrow bën në filmin “The Talented Mr Ripley” i publikuar në vitin 1999.

Në një foto të publikuar deklaratat duken shumë të ngjashme, megjithatë, faqja ndërkombëtare e kontrollit të fakteve Snopes dhe revista e lajmeve Neësëeek raportuan se ishin thjesht lajme të reme.

“Thashethemet se Amber Heard citoi filmin “The Talented Mr Ripley” në dëshminë e saj janë të rreme. Ato fraza nuk janë thënë gjatë dëshmisë së saj.

Memet thonë se citati erdhi nga ‘deklarata hapëse’ e Heard. Ky është një pretendim i çuditshëm, sepse ishte avokati i Heard, jo vetë Heard, ai që bëri një deklaratë hapëse në emër të saj.”- thuhej në reagime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti Arjan dhe Vilma Konomi, përjetuan dje ndoshta frikën më…