Forcat speciale ukrainase me pajisje moderne për të luajtur Counter Strike

29 shtator 2019 | 21:01

Forcat speciale ukrainase janë shfaqur me pajisje moderne në një panair lojërash kompjuterike në Kiev. Me kamuflazh të plotë ushtarak dhe armatime të rënda, ushtarët kanë marrë pjesë edhe në beteja online, duke luajtur Counter Strike.

Por ajo që ka bërë më tepër përshtypje te pajisjet e tyre kanë qenë syzet me katër dylbi, tepër moderne, që përdoren në luftime. Në panair u kombinua ekspozimi i pajisjeve elektronike që përdoren në industrinë e lojërave online, me një turne të organizuar mes të apasionuarve dhe ushtarëve, ku do të jepet edhe një çmim i madh për fituesit me vlerë rreth 4500 euro.

/A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka…