Hasani priti ish-kikboksierin me famë botërore, Azem Maksutajn

29 shtator 2019 | 20:51

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur në takim ish-kampionin e botës në kikboks, Azem Maksutajn.

Maksutaj shoqërohej me një delegacion të Federatës së Muaythait të Kosovës (FMTHK), kryetarin Shpëtim Ahmetajn, njëkohësisht kampion bote në kikboks, Jens Wilke, gjyqtar i deleguar nga Federata Botërore e Muaythait, Arben Januzi, përzgjedhës i FMTHK. Presidenti Hasani, duke i përgëzuar mysafirët për kontributin që po e japin në zhvillimin e muaythait në Kosovë, i uroi për organizimin e kampionatit të parë shtetëror që u mbajt në Prishtinë.

Hasani shprehu edhe një herë mbështetjen e KOK-ut në zhvillimin e muaythait si dhe për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, me ç’rast në fillim të muajit shtator dhjetëra përfaqësues të këtij sporti kryen me sukses kursin për administratorë sporti. Maksutaj dhe mysafirët e tjerë falënderuan presidentin Hasani për pritjen dhe kontributin e vazhdueshëm për formimin dhe zhvillimin e federatës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e tubimeve elektorale, Nisma Socialdemokrate ka takuar strukturat,…