Forcat sudaneze vrasin pesë protestues

13 nëntor 2021 | 19:41

Forcat sudaneze të sigurisë kanë vrarë pesë persona që po protestonin kundër grusht-shtetit dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë gjatë protestave të ripërtërira prodemokratike, sipas një sindikate të pavarur të mjekëve.

Të paktën dy protestues u vranë të shtunën nga të shtënat me armë zjarri dhe njëri nga një bombolë gazi lotsjellës, tha Komiteti i Mjekëve të Sudanit, duke shtuar se të tjerët u plagosën pasi u përballën me “shtypje të tepërt nga forcat që përdorën të gjitha format kundër tyre, duke përfshirë edhe plumba të vërtetë në disa zona, njofton Klan Kosova.

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit dhe gjetkë për të protestuar kundër grusht-shtetit të muajit të kaluar dhe krijimit të një këshilli të ri qeverisës nga kreu i ushtrisë këtë javë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan të enjten riemëroi veten si kreu i Këshillit Sovran, shkruan Al Jazeera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në…