Forcat ukrainase do ta ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës

05 korrik 2022 | 08:37

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat e tij të armatosura nuk janë të dekurajuara në përpjekjet e tyre për ta “thyer” vullnetin e Moskës për të ndjekur një luftë gati pesëmuajshe.

Zelensky tha se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit, shkruan “Skynews”.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t’i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por, nuk kemi alternativë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me fillim nga ora 09:00 deri në 11:30, do…