Formacionet: Chelsea – Juventus

23 nëntor 2021 | 13:29

Chelsea sonte është nikoqir i Juventusit në derbin që luhet në kuadër të rrethit të pestë në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me “The Blues” që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Chelsea do të jetë pa Mateo Kovaqiq, derisa në dyshime janë Romelu Lukaku e Kai Havertz.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” nuk mund të llogarisë në Federico Bernardeschin, Mattia de Sciglion, Aaron Ramseyn, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime janë Paulo Dybala e Danilo.

Lukaku është stërvitur me skuadrën para ndeshjes me Biankonerët, por Thomas Tuchel mund mos ta inkuadrojë nga fillimi, duke mos rrezikuar për ndonjë lëndim tjetër të belgut.

Havertz është po ashtu në lëndime, shkaku i lëndimit të pësuar në përballjen ndaj Leicetserit.

Timo Werner është rikthyer, pasi në fundjavë ishte në bankën rezervë dhe në këtë takim mund të luajë nga fillimi. Jorginho kishte disa dhimbje nga fundi i takimit me Dhelprat, por që do të jetë i gatshëm, derisa Kovaqiq nuk do të luajë.

Allegri startoi kundër Lazios me tre mbrojtës, por Danilo u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi dhe De Scigilo është po ashtu jashtë, derisa Juan Cuadrado mund të startojë në krah. Chiellini, Ramsey e Bernardeschi nuk do të luajnë ndaj The Blues. Dybala mungoi në fitoren ndaj Lazios, e që aktualisht është në dyshime.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy, Rudiger, Silva, Azpilicueta, Chilwell, Jorginho, Kante, James, Mount, Ziyech, Werner.

Juventus: Szczesny, Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Chiesa, Morata, Kulusevski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Tetovës ka njoftuar se për shkak të aksidentit…