Formacionet e mundshme: Bayern – Lazio

05 mars 2024 | 14:01

Lazio udhëton në Bavari me një avantazh të vogël teksa përgatitet për një betejë të vështirë me Bayern Munich në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Lazio befasoi në takimin e tyre të parë me Bayernin muajin e kaluar, duke marr një fitore 1-0 pas një penalltie në minutën e 69-të nga kapiteni i klubit Ciro Immobile, një rezultat i papritur që ka rritur presionin mbi Thomas Tuchel dhe skuadrën e tij në Gjermani.

Ndërkohë, Bayern ka filluar të humbasë në garën për titull të Bundesligës dhe tani qëndron 10 pikë prapa liderit të ligës Bayer Leverkusen. Disa raporte sugjerojnë se humbja nga Lazio mund të shënojë fundin e kohës së Tuchel.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Mazraoui, de Ligt, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Kane.

Lazio (4-3-3): Provedel; Marusiq, Gila, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Vecino, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Sadiku e ka fituar betejën e parë në turneun…