Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

22 shkurt 2024 | 21:35

Janë mbyllur ndeshjet e parapara për këtë javë në Champions League, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet befasuese.

Nga katër ndeshjet e zhvilluar, më interesantja ishte ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, ku italianët fituan 1-0.
PSV përfundoi në barazim ndaj Borussia Dortmund (1-1), ndërsa Porto fitoi ndaj Arsenalit me rezultatin 1-0. Napoli dhe Barcelona u ndan po ashtu në barazimin 1-1.

Në formacionin e kësaj jave të publikuar nga faqja zyrtare e Champions League, më së shumti lojtar ka Interi, gjithsej katër.

Sommer, De Vrij, Bastoni dhe Arnautoviq janë pjesë e formacionit nga ekipi zikaltër.

Lojtarët e Portos kanë zënë dy vende, Wendel dhe Otavio, ndërsa Atletico përfaqësohet nga Molina.

PSV ka një vend nga Veerman, ndërsa Lewandowski i Barcelonës dhe Osimhen i Napolit, po ashtu janë pjesë e formacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka kërkuar që në…