Formohet Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

27 qershor 2018 | 14:13

Me vendim të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut, është formuar Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Bordi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përbëhet nga Alban Bytyqi, përfaqësues i komunitetit të biznesit, i cili është edhe kryesues ekzekutiv, Lulzim Aliu, përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, Bujar Cakolli, përfaqësues nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Flamur Salihu, përfaqësues nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Shqipërim Lubishtani, përfaqësues nga shoqëria civile.

Bordi Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka për detyrë të bëjë përzgjedhjen e menaxhmentit të qendrës, të përgatisin referencat për kompanitë menaxhuese si dhe hartimin e planit investiv të objektit dhe të pajisjeve për funksionalizimin e Qendrës Inovative.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim anëtarët e këtij bordi, të cilëve u ka uruar punë të mbarë në jetësimin e platformës për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mundësisë për të rinjtë ferizajas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë…