Formula 1, gati pista e re në Miami

12 prill 2021 | 14:15

Së shpejti do të konkretizohet ideja për organizimin e një gare të Formula 1 në Miami. Ditën e mërkurë, më 14 prill, do të zhvillohet një mbledhje e këshillit bashkiak të Miami, që do të japë “OK” për zhvillimin e kësaj gare në rrugët qytetase në shtetin e Florida.

“Kemi projektuar një pistë 5.6 km të gjatë, me një shpejtësi mesatare 230km/orë. E dimë që tifozët dhe njerëzit në Miami e kanë mbështetur këtë projekt, pasi do të jetë një garë spektaklolare dhe një event fantastik për këtë zonë”, u shpreh Ross Brown, një nga drejtuesit e Liberty Media, kompania që ka në pronësi Formula 1, raporton “Telesport”.

Një pjesë e pistës, ajo e garazhit, do të ndërtohet pranë stadiumit “Harod Rock Stadium”, ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e futbollit amerikan, Miami Dolphins. Aktualisht, Formula 1 zhvillon garat e saj në Amerikë në pistën teksane të Austin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet…