(Foto / Videoreportazh, nata e 64-t në Prishtinë) Qarkullim normal në orarin kufizues

07 shtator 2020 | 23:12

Në natën e gjashtëdhjetë e katërt të masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë Covid-19, qarkullimi në kohën kur po raportojmë (23:05) është normal sikurse në netët e kaluara në Prishtinë, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se në 24 orët e fundit, janë testuar gjithsej 432 mostra prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Ndërsa janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës ka folur rreth marrëveshjes së arritur më…