(Foto / Videoreportazh, nata XXXVIII në Prishtinë) Qarkullim i papenguar në rrugët kryesore të kryeqytetit

12 gusht 2020 | 23:41

Qarkullimi ka qenë i papenguar në rrugët kryesore të Prishtinës në natën e tridhjetë e tetë të masave parandaluese nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit. Polica në ndonjë lagje të kryeqytetit ndalte veturat në mënyrë të rastësishme dhe pothuajse secila prej tyre qarkullonte pa lejen e orarit kufizues. Ndërsa në periferi shpejtësia është totalisht e pakontrolluar, raporto “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 521 mostra prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Ndërsa lajm i keq për vendin është se edhe të mërkurën janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi kur janë regjistruar rastet e para e deri me sot është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja i jep fund ëndrrës së Atalantës me një përmbysje…