PSG-ja eliminon me shumë fat Atalantën e Gjimshitit

12 gusht 2020 | 23:06

PSG-ja i jep fund ëndrrës së Atalantës me një përmbysje spektakolare në fundin e ndeshjes. Skuadra pariziene fitoi 2-1, me dy gola të shënuar brenda 3 minutash vetëm në kohën shtesë të ndeshjes, duke siguruar një vend për në gjysmëfinale.

Në “Da Luz” Atalanta dominoi në fraksionin e parë, teksa do të gjente një gol fantastik në minutën e 27-të me Pasalic.  Në pjesën e dytë, skuadra franceze aktivizoi edhe Mbappe, por as sulmuesi francez nuk mundi që të evitonte humbjen. Ai humbi dy mundësi të mira shënimi, ashtu si Neymar, i cili nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.

Kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur, do të vinte përmbysja e çmendur. Pas një aksioni të gjatë, Marquinhos është në vendin dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga Caldara. 3 minuta më pas Eric Choupo-Moting merr një pasim të artë me portën e boshatisur, vetëm për ta shtyrë topin në fundin e rrjetës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham, janë ndër çiftet më të…