Fotografi të arrestimit të 24 vjeçarit Vlonjat

11 gusht 2018 | 08:45

Policia e Vlorës ka njoftuar për arrestimin e Ridvan Zykaj i cili dje vrau tetë kushërinj të afërt.

Sipas Policisë kapja e Zykajt u bë në një zonë periferike në dalje të fshatit Selenicë të Vlorës.

Atij I është sekuestruar edhe arma me të cilin ka kryer krimin një kallashnikov.

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka publikuar edhe një fotografi të momentit të arrestimit të Ridvan Zykajt.

Njoftimi i Policisë:

Selenice, Vlorë

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar në Maqedoni, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të…