Fotografohet duke notuar balena mbi 12 metra e gjatë (video)

08 gusht 2022 | 15:08

Një balenë e gjatë mbi 12 metra është parë duke notuar në Qipro. Sipas mediave vendase, ajo është parë dhe kapur në kamera mëngjesin e së premtes nga kapiteni i varkave “Seaze the Day”, Panagiotis Nikolaidis.

“Ishte hera e parë që pashë këtë lloj balene në një mjedis natyror”, është shprehur ai.

Nikolaidis ka deklaruar se shqetësimi i tij i parë ishte të shihte nëse balena ishte mirë dhe nëse nuk kishte hyrë në ndonjë rrjet. Kur, ka kuptuar se gjithçka ishte në rregull, ai ka bërë disa video, raporton “Abcnews.al”.

“Zakonisht meshkujt e rritur të specieve largohen vetë dhe meqenëse ishte i vetmuar, ndoshta ishte një mashkull”, ka thënë kapiteni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik…