Franca bëhet vendi i parë në botë që shpall abortin të drejtë kushtetuese

04 mars 2024 | 21:50

Franca është bërë vendi i parë në botë që ka përfshirë në të drejtën e abortit në kushtetutën e saj.

Deputetët francezë votuan për të rishikuar kushtetutën e vendit të vitit 1958 për të mbrojtur “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar.

Votimi dërrmues 780-72 u shoqërua me një ovacion në këmbë në Parlamentin në Versajë kur u shpall rezultati.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi veprimin si “krenarinë franceze” që kishte dërguar një “mesazh universal”.

Megjithatë, grupet kundër abortit e kanë kritikuar ashpër ndryshimin, ashtu si edhe Vatikani.

Aborti ka qenë i ligjshëm në Francë që nga viti 1975, por sondazhet tregojnë se rreth 85% e publikut mbështeti ndryshimin e kushtetutës për të mbrojtur të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë.

Ndërsa disa vende të tjera përfshijnë të drejtat riprodhuese në kushtetutat e tyre, Franca është e para që deklaron në mënyrë eksplicite se aborti do të garantohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Shekip Fazliu, kujton natën e 4 marsit…