Franca dorëzon donacionin e radhës për luftimin e pandemisë

19 janar 2021 | 11:43

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar donacionin e radhës nga Franca të cilin e ka dorëzuar ambasadorja franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Me këtë rast, Zemaj ka falënderuar Francën, e cila sipas tij çdoherë ka qenë krah i fortë i Kosovës.

“Jemi bashkë me ambasadoren e Francës, një shteti mik i cili ka sjellë donacionin e radhës dhe ndihma të vazhdueshme në luftimin e pandemisë globale dhe si krah i fortë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tonë për të na lehtësuar përballjen me virusin Covid-19”.

“Ky donacion i shumëpritur edhe në vlerë të konsiderueshme monetare të pajisjeve është tregues se qeveria franceze dhe populli francez në këto situata të vështira në të cilën po kalojmë me përballjen me pandeminë është shumë domethënës për ne dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se ky donacion do ta lehtësojnë punën e stafit shëndetësor.

“Ne emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qeverisë i falënderoj shumë dhe shpresoj që këto pajisje dhe mjete mbrojtëse si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska për oksigjen do ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësor në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID apo pacientëve të tjerë të cilët kanë nevojë për këso lloj trajtimi që nevojitet oksigjeni”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner është ndër personazhet me famë ndërkombëtare, që eksperimenton…