Franca minimizon iniciativën e Rusisë, Iranit e Turqisë për Sirinë

04 janar 2018 | 21:20

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se kriza siriane nuk mund të rregullohet vetëm nga disa fuqi, duke aluduar për procesin e Astanas të organizuar nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë urimeve për Vitin e Ri që i drejtohej trupës diplomatike franceze.

Rusia, Turqia dhe Irani kanë propozuar në fund të dhjetorit, në përfundim të bisedimeve në Astana, të mbledhin regjimin sirian dhe rebelët në fund të janarit në qytetin bregdetar rus të Soçit për të përparuar drejt një rregullimi politik të konfliktit që ka bërë më shumë se 340 000 të vdekur që prej marsit 2011.

Dhjetëra grupe rebele siriane kanë hedhur posht këtë thirrje që vjen në një moment që peshorja anon gjerësisht në favor të regjimit të Bashar Al Asadit, që kontrollon tashmë 55 për qind të territorit sirian falë ndihmës ushtarake të aleatëve të tij rusë dhe iranianë.

Nga ana tjetër Macron kërkoi gjithashtu dje se “duhet vëmendje që të mos ketë asnjë destabilitet në Irak, të lidhur me fuqitë e jashtme”, përcjell Atsh.

“Në Irak, duhet të mundësohet që të organizohen në muajin maji zgjedhje të lira dhe të mundësohet që deri në atë moment kryeministri Al Abadi të ndërtojë një shtet stabël dhe të ulë tensionet në vendin e tij”, theksoi shefi francez i shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kronika e mëposhtme ka të bëjë me logon zyrtare të…