Franca miraton kontrollin e kufijve brenda zonës Shengen

28 dhjetor 20:13

Këshilli francez i Shtetit miratoi sot vendimin e qeverisë për të vazhduar kontrollet në kufijtë e brendshëm të hapësirës “Schengen”, një masë më vete nga gjendja e jashtëzakonshme, e konsideruar se është në proporcion me kërcënimin terrorist.

“Duke pasur parasysh natyrën e këtij rreziku dhe nevojën, për të parandaluar me efektshmëri, si dhe për të kontrolluar identitetin dhe prejardhjen e personave që kërkojnë të hyjnë në Francë, Këshilli i Shtetit gjykoi se vendimi është proporcional me kërcënimin”, shpjegon juridiksioni më i lartë administrativ i vendit në një komunikatë.

Ky institucion ishte thërritur nga një padi për “abuzim me pushtetin” nga shumë shoqata të ndihmës për të huajtë që kërkojnë anulimin e këtij vendimi të qeverisë për të mbajtur kontrollet në kufij që prej 1 nëntorit 2017 deri më 30 prill 2018, përcjell Atsh.

Por, sipas Këshillit të Shtetit, “qeveria franceze mund të vendosë të rikthejë menjëherë kontrollin e përkohshëm për një periudhë maksimale prej gjshatë muajsh që parashikohet nga kodi Schengen dhe ky kod nuk përbën një pengesë në rast të kërcënimeve të reja apo të kërcënimeve të rinovuara për rendin publik apo sigurinë e brendshme për ata që e zgjasin këtë kontroll për një tjetër preiudhë, maksimumi, gjashtë mujore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë duan që për fundvit të jenë në Nju-Jork.…