Franca përjashton mundësinë e rishikimit të sanksioneve kundër Rusisë

06 qershor 2018 | 14:47

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se është kundër çdo rishqyrtimi të shpejtë të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, të cilat i janë vënë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Ai ka thënë se heqja e tyre duhet të kushtëzohet me avancimin e procesit të paqes në Ukrainë.

Le Drian i ka bërë këto komente të mërkurën, pasi kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, ka thënë se do të kërkojë rishikimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat i janë vënë Rusisë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

“Kur të bëjmë përparim në procesin e paqes në Ukrainë, mund të ngremë çështjen e sanksioneve”, ka thënë Le Drian.

Duke iu adresuar senatorëve në Romë, Conte ka thënë të martën se do të mbështesë politika “më të hapura” ndaj Rusisë dhe se “do të nxisë rishikimin e sistemit të sanksioneve” kundër saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fuqizimit formal të Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Kosovës…