Kosova dhe Mali i Zi në proces të shënjimit të kufirit në terren

06 qershor 2018 | 14:39

Pas fuqizimit formal të Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Kosovës dhe Malit të Zi, udhëheqësi i Njësisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Millan Paunoviq, ka thënë se dy vendet, në dy vitet e ardhshme duhet ta shënjojnë kufirin në terren.

Më 4 qershor, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, i ka dorëzuar palës malazeze notën verbale të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, me të cilën është konfirmuar se Kosova i ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore – të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis dy vendeve.

Me këtë notë verbale, kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi më 4 qershor.

“Në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar, Mali i Zi dhe Kosova kanë marrë përsipër ta shënjojnë kufirin shtetëror brenda dy vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Paunoviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk pret asnjë problem në kryerjen e këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liburnit ka transferuar Narcis Alibegun dhe Kemajl Gashin,…