Franca vendos për trajnerin e së ardhshmes

14 tetor 2019 | 13:32

Zinedine Zidane është projektuar si pasuesi i mundshëm i Didier Deschamps në përfaqësuesen franceze. Të zëvendësosh Deschamps në stolin e “gjelave” nuk është aspak e lehtë, një trajner që në vitet e fundit ka dërguar Francën në finalen e “Euro 2016” dhe dy vite më pas i dhuroi Kupën e Botës.

Zidane mund të pres sërish për t’i marrë vendin pasi Federata France e Futbollit po mendon t’i ofrojë një kontratë të re Deschamps. Sipas “L’Equipe”: FFF-ja mund ti ofrojë një kontratë të re trajnerit aktual deri në dhjetor 2022.

Deschamps ka një kontratë të vlefshme deri në përfundim të “Euro2020”, kjo lëvizje e Federatës Franceze shihej si një shenjë mirënjohje për një trajner kampion bote, cili do të jetë përfundimi i “Euro 2020”, Deschamps mund të vijoj i qetë punën në stolin e Francës, gjithnjë nëse pranon ofertën e re.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria komunale e Prizrenit nuk është duke i respektuar dispozitat…