Francës s’i kanë pëlqyer ngjarjet e 26 marsit rreth arrestimit të Marko Gjuriqit

12 prill 2018 | 22:49

Shefi i diplomacisë së Francës, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se vendi i tij shpreh keqardhje për ngjarjet e 26 marsit kur në Mitrovicën e Veriut u arrestua shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në një konferencë për media në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryediplomati francez tha se vendi i tij menjëherë ka intervenuar pas arrestimit të Gjuriq, përcjell televizioni publik.

“Ambasadori ynë në Kosovë menjëherë ka intervenuar për shkak të Gjuriqit”, tha Le Drian.

Ndryshe, Njësia speciale e Kosovës ka arrestuar më 26 mars në Mitrovicë, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë dhe më pas ai është dëbuar në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka rikthyer diskutimin për…