Frashëri nënshkruan me Lirinë

09 shkurt 2024 | 13:00

Skuadra e Lirisë ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me portierin shqiptar, Stivi Frashëri, i cili në të kaluarën ka luajtur me Ballkanin.

Pas gjashtë muajve jashtë fushave shkaku i problemeve me kontratë në Arabinë Saudite, Frashëri do t’i kthehet futbollit. Portieri nga Shqipëria është kthyer në Kosovës, por kësaj radhe jo të Ballkani, por te rivalët rajonal, Liria. Klubi prizrenas që ka konfirmuar nënshkrimin me Frashërin.

“Portieri i njohur shqiptar, Stivi Frashëri, ka nënshkruar me bardhezinjtë. Frashëri që ka karrierë të pasur në Shqipëri e në Kosovë, pritet t’i ofrojë siguri portës prizrenase”, thuhet në njoftim e Lirisë. Pas nënshkrimit me skuadrën me traditë të madhe në futbollin kosovar është shprehur i kënaqur edhe vet Frashëri. “Jam i fascinuar me pritjen këtu. Liria është klub i madh, e Prizreni e do dhe njeh futbollin. Bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët, do të bëjmë më të mirën”, ka thënë Frashëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta…