Frikësohet Reali, Unitedi planifikon ta ‘mbulojë’ me miliona Ancelottin

03 mars 2022 | 16:36

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, është shfaqur papritur si një nga kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit duke nisur nga sezoni i ri.

“Djajtë e kuq” kanë kohë që po mendojnë për një trajner të ri me teknikun aktual Ralf Rangnik, i cili do të lërë detyrën në fund të sezonit. Deri më tani dy emrat për të përfolur në Madrid ishin Erik ten Hag, trajneri aktual i Ajaksit, si dhe Mauricio Pochetino, trajner i Paris SG-së.

Atyre u është shtuar në orët e fundit dhe trajneri aktual i Realit, Carlo Ancelotti, i cili ka një të kaluar në Premier me Chelsean dhe Evertonin. Sipas rrjetit mediatik “ESPN”, Ançeloti ka një marrëdhënie të ngushtë me legjendën e këtij klubi, Sër Aleks Ferguson dhe kjo mund ta bëjë të realizueshëm transferimin e tij në “Old Trafford”.

Sipas burimeve të “ESPN”, Ferguson është një admirues i Pochetinos, por ka rekomanduar që klubi të marrë parasysh Ancelottin nëse ish-trajneri i Tottenhamit e përjashton veten nga gara.

Ancelotti shihet si modeli i trajnerit që mund të jetë i suksesshëm gjatë një periudhe të shkurtër për shkak të përvojës së tij të gjerë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampioneve, duke pasur gjithashtu një histori të menaxhimit të skuadrave plot me lojtarë të profilit të lartë. Nuk duhet harruar se Reali i Madridit nga ana e vet e sheh me mëdyshje pozicionin e Ancelottit në klub.

E në rast se italiani nuk do të fitonte kampionatin spanjoll, largimi i tij do të ishte i pashmangshëm. Ndërkaq, transferimi i mundshëm i Ancelottit në “Old Trafford” shihet si një mundësi e klubit anglez për të mbajtur në ekip Cristiano Ronaldon.

Portugezi nuk preferohet nga trajneri aktual Ralf Rangnik, por me Ancelottin ai do të qëndronte me kënaqësi. Së bashku kanë fituar “La Decima”-n (të dhjetën) në Madrid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë homologut të…