“Fronti Evropian”, Ahmeti nënshkruan marrëveshje me Thaçin dhe Hoxhën

25 mars 2024 | 19:46

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka zyrtarizuar sot koalicionin me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe PDE-në e Arjanit Hoxhës. Hoxha do të jetë në listën e gjashtë zgjedhore por akoma nuk dihet se në cilin numër. Kjo parti do të ketë kandidat edhe një njësinë e dytë zgjedhore, deputetin aktual, Bastri Bajrami. Kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi tashmë ka njoftuar se emri i tij do të jetë i katërti në njësinë e gjashtë zgjedhore. Pas firmosjes së marrëveshjes, Ahmeti ftoi për bashkim edhe partitë turke dhe ato rome, me qëllim që, siç tha ai, arritjen e qëllimit të përbashkët, integrimin e vendit në Bashkësinë Evripiane.

“Ne që jemi këtu jemi të pandalshëm dhe vazhdojmë jo vetëm me parti që kanë mbetur, por rreth këtij fronti të bashkohen edhe komunitetet tjera si turqit e romët, dhe asnjëherë ne nuk kemi kërkuar lëmoshë apo shpërblim sepse Marrëveshja e Ohrit avancoi edhe ata komunitete që ishin të diskriminuara e margjinalizuara”, deklaroi Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi tha se kjo betejë nuk është mes Frontit Evropian dhe opozitës, por kjo betejë sipas Thaçit, është mes Rrugës drejt BE-së dhe parandalimit të ndikimit rus në vend.

“Mendoj unë se liderët e një populli, sidomos ata që kanë përvojë, duhet ta vërejnë rrezikun larg dhe ta paralajmërojnë popullin e tyre, jo për t`iu shmang atij rreziku, por, për tu bërë gati të ballafaqohen me atë rrezik. Rreziku që i kërcënohet Maqedonisë dhe Ballkanit është agresionit rus në Ukrainë, dhe mbi botën e qytetëruar…”, tha Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së.

“Pra, ky bashkërendim që po bëjmë ne sot është i vlerës historike që do sjell heqjen e kufijve mes vëllezërve, dhe ashtu të bashkuar në Bashkimin Evropian, do tregojmë se jemi pjesë e civilizimit perëndimor, civilizim që të parët tanë e kanë ndërtuar”, u shpreh Arianit Hoxha. kryetar i PDE-së.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar se brenda pak ditësh nënshkrimin e marrëveshjes edhe me Ziadin Selën si dhe dy parti të tjera të turqve dhe partinë rome.

Një javë më parë Ahmeti marrëveshje për koalicion nënshkroi me partinë Populli të Skender Rexhepit-Zejdi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar…