FRONTI I ALI AHMETIT JO RUSISË PO EUROPËS PROGRESIV E FITIMTAR

09 mars 2024 | 15:22

Ismet Sylejmani

Makineria ruse përballë Liderit të madh të Kombit shqiptar Ali Ahmeti, ka dështuar në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, por ajo do të dështojë edhe në luftën e përbashkët dhe në frontin JO RUSISË PO EUROPËS!

Ali Ahmeti me shokë e bashkëveprimtarë, me ushtarë e bashkëluftëtarë, në LPK, në UÇK, në UÇPMB e në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe tash edhe në BDI, ua ka djegur kartat në duar dhe ua ka nxjerrë në siperfaqe planet shfarosëse antishqiptare, por edhe ua ka çjerrë të gjithëve maskën anti euroatlantike!

Ali Ahmeti duke qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Kryekomandat e Përfaqësues Politik i saj, është balli dhe nderi i çlirimtarit të popullit shqiptar nga pozita koloniale në Maqedoninë e Mojsovit, Kolishevskit e Gligorovit, dhe arkitekti i Marrveshjes Korrnizë të Ohrit, e cila përfundimisht e bën të barabartë popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Ali Ahmeti me Partinë e Tij BDI, me politikën e urtë e të menqur, të qetë e të sigurtë, e ka ngjitur në nivele të larta përspektivën e Maqedonisë së Veriut, e cila në saje të Tij dhe të Partisë BDI, për vite të tëra, bashkë me faktorin politik vendorë dhe atë ndërkombëtar, Maqedoninë e Veriut e kanë bërë anëtare të Aleancës Ushtarako NATO dhe së shpejti do të jetë edhe në BE!

Ali Ahmeti duke qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me luftën e saj heroike dhe me aleatët SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali, Izrael etj., e shporri Serbinë pushtuese nga Kosova, dhe aty tash mbrojtës e garantues i lirisë dhe pavarësisë është KFOR-i, i cili me prezencën e tij, është barikadë e pakalueshme për platformën ruse në Ballkan dhe në tokat shqiptare!

Maqedonia e Veriut në NATO dhe në BE, është shpartallim total i ëndrrës ruse për kthim të sundimit të saj përmes Serbisë në Maqedoni të Veriut, për kthim dhe dominim në këtë shtet, në të cilin vula e angazhimit dhe kontributit të Ikonës moderne të shqiptarizmës Ali Ahmeti, është kolosale e do të jetë vendimtare!

Përballë këtyre kontributeve të mëdha të Ali Ahmetit, Rusia, do të orvatet me forma e mjete të ndryshme ta denigrojë, fyej e përbaltë Udhëheqësin Legjendar Ali Ahmeti, por e ka të kotë, sepse Rilindasi modern, Atdheun dhe përspektiven e Kombit, e sheh me llupën e Skenderbeut dhe në aleancë të ngushtë e të përhershme më platformen euroatlantike të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Perandoria Ruse dhe Presidenti i saj gjakpirës Putin, ka dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë me turp, përballë planit dhe strategjisë euroatlantike të Udhëheqësit të madh të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!

Prishtinë, 9 Mars 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të buxhetit…