“Frozen 2” grumbullon në debutim 350 milionë dollarë

25 nëntor 2019 | 18:40

Filmi i animuar “Frozen 2” ka grumbulluar në fundjavën e hapjes 350 milionë dollarë. Filmi ka siguruar 15 milionë paund në Britani dhe Irlandë, si dhe 127 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Filmi i parë fitoi 93 milionë dollarë në vitin 2013, gjatë 5 ditëve të para në kinema, si dhe siguroi në total një fitim prej 1.27 miliardë dollarësh.

Disney pretendon se të ardhurat e fituara nga “Frozen 2” shënojnë rekord në mesin e filmave të animuar në fundjavën e tyre të debutimit. Risjellim në vëmendje se “Frozen 1” ka fituar 2 çmime Oskar, duke përfshirë “Best animated feature”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është pikasur…