FShF-ja padit Shefki Kuqin  

16 mars 2023 | 14:04

Ish-futbollisti Shefki Kuqi kishte deklaruar në një emision sportiv se i është kërkuar para nga Federata Shqiptare e Futbollit për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë. Për këtë akuzë, FShF-ja e ka paditur ish-reprezentuesin e Finlandës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit ‘Favoriti i Botërorit’ ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës në Shqipëri është arrestuar me…